Lajme

(Video) Ka milionat dhe takon pas dy vitesh nënën, fansat e degjenerojnë: Bli shtëpi prindërve ku i ke lënë ashtu

Kuzhinieri i njohur turk, Nusret Gokçe ka shpërndarë një video të një ribashkimi të fundit me nënën e tij – duke nxitur përdoruesit e mediave sociale të pyesin pse ajo jeton ende në një shtëpi të atillë, pavarësisht pasurisë së tij të pamasë.

Pavarësisht kësaj, videoja e ribashkimit që ai shpërndau – e cila e tregonte atë duke përqafuar nënën e tij, përpara se dyshja të uleshin në divan për një bisedë komode – dukej se e tregonte shtëpinë e prindërve të tij si disi modeste.

Nusreti, e ndau klipin në Instagram, duke i shkruar thjesht ‘Pashë nënën time pas dy vjetësh’. Reagimet e ndjekësve ishin të menjëhershme duke e kritikuar atë në forma të ndryshme: “Keni aq shumë para, si është e mundur që nëna juaj nuk jeton në një rezidencë”. “Pas 2 viteve??!!!!Pse??!!!! Dhe përse nuk blen një shtëpi më të mirë për prindërit. Jeni i pasur tani”.

MË TË LEXUARAT

To Top