Për të thyer disi atmosferën e trishtë që u krijua mbrëmë në “Big Brother VIP”, dy opinionistët Zhaklin Lekatari dhe Arbër Hajdari trokitën në shtëpinë e banorëve për të qenë pranë tyre në këto momente.
Ata kishin marrë me vete një tortë, me rastin e ditëlindjes së Nitës. Zhaklina dhe Arbri i uruan Nitën ditëlindjen dhe u takuan me të gjithë banorët e tjetër.
Më pas të gjithë së bashku dolën në oborr për të darkuar dhe për të festuar ditëlindjen e Nitës. Zhaklina tha me humor se ata janë banorët e rinj.