Në të gjithë rrugëtimin e saj në “Dance Albania” në Tv Klan, Adelina Tahiri ka përmendur vazhdimisht mbështetjen e palëkundur që ka marrë nga bashkëshorti i saj. Në natën finale të spektaklit, ajo i dedikon të daspublikishthurit të zemrës një falenderim të përzemërt.
Adelina Tahiri: Është një përkrahje, të gjithë ata që funksionojnë si çift, në momentin që , sidomos kur lë një shtet, kur lë një fëmijë të vogël është shumë e vështirë sepse përgjegjësia i përket tjetrit, kështu që unë të gjitha përgjegjësitë ia kam lënë atij për momentin dhe ka qenë një baba i shkëlqyer dhe e falënderoj bga zemra për çdo suport që më ka dhënë.
Alketa Vejsiu: Bashkëshorti yt është avokat apo jo? Është jurist në profesion dhe ju jetoni midis Vjenës dhe Shkupit.
Adelina Tahiri: Po, ne jetojmë në Vjenë dhe në Maqedoni. Unë jam shumë e lumtur për suksesin e tij. Sidomos që të jesh me një njeri të suksesshëm dhe shumë të zgjuar, është një sukses edhe i femrës kështu që unë jam shumë krenare që jam pranë tij dhe pranë çdo suksesi që ai posedon.
Alketa Vejsiu: Bukur. Ai është shumë i rezervuar dhe nuk del në kamera, nuk i pëlqen jeta jote as në Instagram, as në Tik Tok, në sensin që të bëhet pjesë.