Ish-banoria e “Big Brother VIP Albania”, Kejvina Kthella, pas daljes nga ky format, u larguaplotesisht nga rrjetet sociale për një kohë të gjatë. Disa javë më pas ish-banorja u rikthye me një dedikim për Luizin, të cilit i dërgoi një dron në shenjë faljeje dhe mbështetjeje ndaj tij.
Pavarësisht situatës që ndodhi gati dy muaj më parë në Big Brother, Kejvina dhe Luizi kanë mbetur miq. Kejvina ka kërkuar falje publike e madje ka çuar dron për Luizin.
Ndërkohë ky i fundit para disa dite kishte veshur bluzën që i kishte dhuruar Kejvina. Kejvina po vazhdon që ta tregojë hapur përkrahjen ndaj Luizit, madje kesaj here as nuk ka hezituar se e pelqen edhe si kengetar.
Sërish ka ardhur me një video, por kësaj radhe duke e ndëgjuar këngën e tij në veturë.Modelja ndodhet në Milano, derisa kënga e Luizit në veturën e saj ndëgjohet me një volum të madh.