Katy Perry u përball me një situatë aspak të këndshme në episodin e ri të “American Idol”.
Ylli 37-vjeçar i muzikës pop kishte veshur një palë pantallona lëkure dhe një bluzë me printe kafshësh. Pepole siguroi një klip ekskluziv të episodit të së hënës mbrëma, i cili zbuloi fatkeqësinë.
Katy u përkul ndërsa këndonte tekstin, dhe ishte pikërisht ky momenti kur pantallonat e saj të ngushta u grisën.
Katy kërkoi ndihmë nga anëtarët e skuadrës, të cilët erdhën për të ndihmuar yllin për të mbuluar pjesën e saj të ekspozuar.