Rozë

(Video) Këngëtarja që është në ‘BBK’ tregon si kuptoi që e tradhtonte i dashuri: Ia pashë në telefon

Këngëtarja Ana Kabashi ka pak kohë që ka nisur një aventurë të re, duke u futur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Pasditen e së premtes gjatë një bisede me banorët, ajo ka ndarë me banorët një histori shumë interesante nga jeta e saj.

Bëhet fjalë për një rast ku ajo e zbuloi ish të dashurin e saj duke e tradhtuar, pasi zbuloi gjithçka përmes telefonit.

“Ai jetonte jashtë edhe kur pat ardhur këtu e ka pasur telefonin pa kod, pas dy dite ja vendosi kodin edhe e pash dhe ia mbajta në mend dhe hiq s’jam ngutur, pas një jave kur ishte në gjumë ia mora telefonin dhe zbulova gjithçka dhe vetëm i bëra ‘screenshot’ edhe ja dërgova vetes”, tregoi këngëtarja nga Peja.


MË TË LEXUARAT

To Top