Në orët e para të mëngjesit të djeshem, Greqia u godit nga një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter.
Epiqendra ishte 22 km në jugperëndim të malit Athos, dhe lëkundjet sizmike u regjistruar pas tërmetit me madhësi 4.2 në 22:39 të mbrëmjes së kaluar, duke u përqendruar në të njëjtën zonë.
Së fundmi, mediat vendase kanë publikuar dhe pamjet e lëkundjeve nga tërmeti i fortë brenda një Kishe në Karyes. Aty shihet tek lëkundet gjithçka nga tërmeti i fortë i orës 01:50.
Ditët e fundit Greqia është goditur nga disa tërmete, por deti tani autoritetet nuk kanë raportuar dëme materiale.