Dua Lipa ka postuar së fundmi në “Instastory” një video shumë të këndshme, që sigurisht na bëri të gjithë të ndihemi krenarë për gjuhën tonë.
Teksa duket se është duke udhëtuar, Dua ka zbuluar se ka nisur t’i mësojë shoqeve të saj të huaja disa fjalë nga gjuha shqipe.
Dua në “Instastory” ka publikuar një video me shoqen e saj, e cila përsërit fjalët shqip të Dua Lipës “Hajde zemër”. Në sfond të videos dëgjohet zëri i këngëtares e cila i ripërsërit fjalët që shoqja t’i shqiptojë në mënyrën e duhur.