Kristi dhe Luizi kanë debatuar së fundmi me njëri-tjetrin. Kristi ka shpërthyer ndaj Luizit duke e quajtur skuth dhe mas htrues. Arsyeja?
Sipas tij, dy ditë para se Efi, Kiara, Ronaldo e Bledi të futeshin në shtëpi, ata të dy ishin shokë, ndërsa tani ai thur plane me Efin. Nga ana tjetër Luizi i tha Kristit se që kur ka nisur Big Brother e deri më tani, ai nuk ka bërë asnjë plan me Efin, jo vetëm për të, por për askënd.
Kristi i tha Luizit se ai u tregua skuth, kur i përmendi atij nominimin dhe se një gjë të tillë, ai nuk e kishte bërë asnjëherë me atë.