E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë Driola një grua 45 vjeç e cila ka rrëfyer historinë e jetës së saj dhe vështirësitë që ka kaluar në jetë. Ajo tregon se u largua nga familja e prindërve pasi nuk pranoi të martohej me një burrë nga fshati, përfundoi në Korçë, pas disa kohësh që punoi në një hotel dhe në duhan, ajo shkoi në Pogradec për punë.
Aty u njoh dhe me ish-bashkëshortin e parë ku tregon se në fillim marrdhënia e tyre ishte e mirë, por më pas e kapi në krevat duke e tra dhtuar me një femër tjetër.
Mirela Milori: Kur ke njohur njeriun me të cilin ke fëmijën tënd të parë? Driola: Pasi mbaroi puna tek hoteli, fillova të punoj tek duhani, kishte shumë njerëz, aty punova 6-7 muaj, mbaroi puna, na i dhanë paratë dhe më pas kërkova punë tek hoteli që isha dhe më tha pronari që e ka zëvendësuar me një punëtore tjetër. Nga aty shkova në Pogradec, fillova të pastroja një rrobaqepësi dhe tek burri i rrobaqepëses që kishte një lokal, pastroja gotat.
Driola tregon se kur shkoi tek një lokal për të pirë ujë, njohu një burrë i cili sapo ishte divo rcuar, ai ishte 45 vjeç, ndërsa kjo 28. Ai filloi ta nga cmonte dhe pas disa kohësh filluan të bashkëjetonin. Jetuan bashkë 2-3 vite dhe më pas erdhi në jetë djali.
Mirela Milori: Pse u ndatë? Driola: Kur erdhi nga Greqia ky, unë sa kisha lindur Sidritin. Një ditë më dha një 10 mijë lekëshe dhe më tha ik bli ushqime dhe unë shkoj tek dyqani afër shtëpisë, blej gjëra për të ngrënë dhe kur vij unë nuk ma hapte derën. Në dhomë dëgjoja disa zhurma, i thoja hape derën, im shoq dhe një femër ishin në rrobe. Nuk e di se si e bëri atë gjë, u habita. Kur hyj në dhomë, shq yej d erën e kam parë një femër me burrin tim. Aty përdora dhu në me atë femër dhe me burrin, i r raha të dy. U Mblodhën të gjithë komshinjtë u habitën, i nxora siç i ka bërë nëna.