Banori i “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli po gjen përkrahje edhe prej fshatit Doblibare të Gjakovës.Në hyrje të fshatit banorët kanë vendosur një pankartë duke shkruar “Jemi me ty Luiz”.
I madh, i vogël e shikojnë vazhdimisht lojën e tij, por të marteve e të shtunave nuk del askush prej shtëpisë gjatë kohës kur është spektakli. Televizorit nuk i largohet as Ton Pergega i cili nuk heziton të tregojë sesa shumë i pëlqen banori më i komentuar i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“82 vjet i kom po vazhdimisht e kqyri Big Brother, deri në ora 1 a 2 të natës rri qut”, ka thënë Pergega për T7. 82 vjecarit i ka pëlqyer mjaftë shumë pankarta e vendosur në fshatin e tij, duke treguar kështu që i ndjek edhe banorët e tjerë. Edhe pse ka 82 vjeç, Ton Pergega ka dëshirë të futet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. “Kam dëshirë më nejt me djem e qika të reja”, shtoi Pergega.
Luiz Ejlli eshte shendrruar ne nje nga emerat me te komentuar te ketyre muajve, pas hyrjes se tij ne shoëin me te shikuar Big Brother Vip Albnania. Me buzqeshjen e tij, humorin dhe energjin pozitive, Luizi ka arritur t’i marr zemerat e te gjith shqiptareve dhe te behet pretendenti kryesore per te fituar kete gare.