Videoja që po shikoni tregon banesën ku ka qëndruar për tre ditë me radhë Ergita Liço, e mitura nga Vlora, që sot u gjet në Fushë Krujë.
Pamjet e publikuara nga Report TV, tregojnë shtëpinë, ku sipas Miklovan Liços, babait të të miturës, vajza e tij është mbajtur me f orcë.
Ai shprehet se nuk i njeh personat dhe nuk u di as qëllimet, por që vajzën ia kanë mbajtur në një banesë të braktisur kundrejt dëshirës së saj.
“Vajzën ma mbanin në një shtëpi të vjetër, të braktisur nuk e linin të dilte jashtë. Nuk e di kush janë personat apo qëllimet,”- rrëfen babai.