E tillë ka qenë edhe historia në emisionin Historia ime në Tv Klan, një rrëfim i sinqertë dhe i pazakontë, i një të riu tra nsg jinor i quajtur Ersind Myrtollari/Luana, i cili ka vendosur të bindë cilindo që ka ende gj ykime dhe skept icizëm ndaj njerëzve që përfaqësojnë këtë komunitet.
Mirela Milori: Kur fillove të kuptojë që nuk të pëlqejnë vetëm gjërat e gocave por ishte diçka më shumë?
Luana: Që në fëmijëri jam lyer, veshur, gjithmonë jam sjellë si femër në shtëpi se doja të më trajtonin si femër. Edhe në shoqëri doja të më shihnin si femër. Nuk prekesha nëse dikush më thoshte që ti ngjan si femër sepse ajo ishte dëshira ime. Por e kuptova mirë fare kur fillova të krijoja f obi për njerëz që janë si unë. Domethënë kur unë isha në moshën 13 vjeç, unë e kuptova vërtet që isha ndryshe dhe isha femër brenda vetes dhe nuk mund ta fshija më.
Mirela Milori: Si e kuptove këtë?
Luana: E kuptova se ti je rritur gjithmonë me atë idenë që ti je një femër dhe në momentin që ti përballesh me pubertetin, me ndryshimin në trup, me daljen e qimeve, aty fillon ta urresh pak veten dhe të bëhesh pak konfuz për atë që po ndodh. Ti je mësuar me idenë që je femër dhe pastaj kupton se je një mashkull. I thoja vetes femër sepse edhe trajtimi nga të tjerët ishte sikur unë të isha një femër.