Rozë

(Video) Luizi dhe Qetësori bisedojnë për Keisin dhe Kristin: Mos janë ndarë për lojë ata

Shkëputja e menjëhershme e marrëdhënies mes Keisit dhe Kristit është komentuar gjerësisht ditët e fundit nga banorët.

Ndarja e Kristit me Keisin, Luizi: Mos ka qenë lojë?

Këta të fundit, madje kanë ngritur dyshime që përse “ngërçi” i krijuar në raportin e tyre, nuk u komentua fare në spektaklin e së shtunës.

Duke biseduar me Qetsorin dhe Lorencin, Luizi tha se ndarja e tyre ka qenë vetëm për lojë, duke qenë se Kristi ishte në nominim. Luizi tha se nuk do ishte gjë e mirë nëse ata e kanë bërë për lojë, pasi situata e tyre përfshiu të gjithë shtëpinë.

Ai shtoi se kjo situatë favorizon Keisin dhe jo Kristin dhe se ata improvizuan ndarjen, vetëm për të krijuar një situatë në shtëpi.

MË TË LEXUARAT

To Top