Rozë

(Video) Luizi ka pasur dhimbjè të mëdha koke, Kiara qeshte/ Olta: Ti seriozisht e ke që qesh

Luizi nuk është ndjerë mirë dje pasi ka patur dhimbje koke. Këngëtari u mërzit sepse Kiara nuk i shkoi pranë që ta pyeste nëse kishte nevoëj për ndihmë.

Teksa ai po fliste seriozisht, moderatorja vijonte të qeshte, çka e mërziti dhe më tepër Luizin, i cili i i tha: “Prapë po zgërdhihesh, si shpjegohet?”.

Ndërkohë në bisedë u përfshi dhe Olta, e cila i doli në krah Luizit, duke i thënë Kiarës që të tregohet më e kujdesshme në raport me këngëtarin.

Pjesë nga biseda: Luizi: Është hera e dytë që po më habit. Dea: Tani ajo po të thotë që nuk di të përkëdhelë. Luizi: Si mund të jetë njeriu kështu? Nuk jam mësuar të më përkëdhelin se gjithmonë i kam bërë vetë gjërat, por nuk i marr vesh këto të zgërdhirat

(Kiara qesh sërish) Luizi: Edhe vazhdon. Kiara: Po kur më sheh kështu… Luizi: As nuk po të shoh fare. (Kiara qesh sërish) Luizi: Prapë po zgërdhihesh, si shpjegohet?

Olta: U mek. Luizi: Shumë problem është. (Kiara nuk ndalon së qeshuri). Olta: Dhe të qeshësh me lot tani është e tepërt. Po të kursej prej Luizit po ta tregoj nesër.

Luizi: Vazhdo se e meriton. Olta: Kam fr ikë se të shtoj dhimbjen e kokës. Luizi: Jo. Olta: Tani ti po qesh me dhimbjen e Luizit apo ça ke? Ça ka për të qeshur?

Kiara: Jo, ai e di që nuk qesh. Luizi: Jo nuk po e marr vesh. Kiara: Seriozisht e ke ti m? (Qesh) Olta: Edhe tani prapë qesh?

Kiara: Më zuri lemza. Luizi: Po të përmendin njerëzit thonë sa e dashka Luizin kjo, maroka. Olta: Sa e poshtër qenka, sa e ftohtë

Dea: Çohu ta përkëdhelësh pak. Kiara: Jo jo se nuk do. Bën kot shih si qesh. Luizi: Unë qesh? Olta: Nuk e di Kiara, trego içik kujdes, 7 herë ta bëra me shenjë që është keq, një herë nuk ke ardhur ta pyesësh si je.

MË TË LEXUARAT

To Top