Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë rrë mbyer tashmë zemrën e të gjithëve. Ajo që prej javësh pritej, tashmë ndodhi.Çifti shkëmbeu edhe puthjen e tyre të parë, duke emocionuar fansat jashtë shtëpisë së Big Brother.
Nesër është dita e Shën Valetinit dhe produksioni iu ka dhënë detyrë banorëve që të shkruajnë një letër dashurie për dikë brenda ose jashtë shtëpisë.
Edhe pse Luizi nuk ka lënë gjë pa bërë për ti shprehur dashurinë Kiarës ai i shkruajti dy fjalë dashurie.“Kiara të dua! P.s po të thërras,” shkruan Luizi në letrën e tij drejtuar moderatores.
Nga tipi që kemi kuptuar nga Luizi ai nuk shprehet kur ia ‘imponojnë’ por edhe pse ishte urdhër nga Vëllai Madh ai e shprehu mjaft qartë.
Kujtojmë që një zarf i zi para pak ditësh dënoi me ‘burg’ Luizin, Oltën, Maestron dhe Kristin për diskutimet e tyre për nominimet.Para pak orësh Vëllai i madh i liroi ato me kush duke iu hequr të drejtën e nominimit për ditën e nesërme.
Kujtojmë që nesër janë në televotim të gjithë banorët dhe më pak të votuarit do shkojnë në nominim për tu larguar nga shtëpia.