Parwana Malik është një vajzë nëntëvjeçare nga Afganistani, familja e së cilës u detyrua ta shesë si nuse tek një burrë 55-vjeçar. Sipas CNN, 55-vjeçari është një plak me vetulla të bardha dhe me mjekër të bardhë e të trashë, derisa thotë se shqetësohet se ai do ta r rahë dhe do ta detyrojë të punojë në shtëpinë e tij.
Por prindërit e Parwanws thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër. Për katër vite, familja e saj ka jetuar në një kamp zhvendosjeje afgane në provincën veriperëndimore Badghis, duke mbijetuar me ndihma humanitare dhe puna e varfër e duke fituar disa dollarë në ditë.
Por jeta është bërë edhe më e vështirë që kur talebanët morën pushtetin në Afganistan më 15 gusht. Babai i Parwanws tashmë e ka shitur edhe motrën e saj 12-vjeçare disa muaj më parë.
Parwana është një nga shumë vajzat e reja afgane të shitura për martesë derisa kriza humanitare në vend thellohet edhe më shumë. Uria ka shtyrë disa familje të marrin vendime të rënda, veçanërisht kur po afrohet edhe dimri.