Një vit më parë, 14-vjeçarja Elona nuk ia doli të fitonte be tejën me një sëmundje të rëndë që ka pasur që në lindje. Mjekët nuk kishin dhënë shumë shpresa, e megjithatë Elona qëndronte e f ortë.
Por, duhej t’i nënshtrohej operacionit jashtë vendit dhe mundësitë financiare ishin të kufizuara. Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” u kujdes që Elona të mos humbiste shansin. Nëna e Elonës, Adelina, kërkoi ndihmën e Arbër Hajdarit.
E ftuar në emisionin “Historia e Fundjavës” nga Mirela Milori çdo të diel në Klan Plus, Adelina rrëfeu më shumë për sëmundjen e vajzës së saj.
“Elona vuante nga një sëmundje që quhet “he mangiom”. Ajo lindi me atë sëmundje, nuk më treguan që ajo lindi me atë sëmundje, e kam zbuluar vetë. Prej 14 vjetësh e kam ndjekur nëpër spitale, madje e kam çuar në Itali me ndihmën e familjes time, e kam çuar në Beograd me ndihmën e një vajze. Më 9 Gusht 2019 Eltona u përkeqësua nga një he morragji e brendshme, ku aty të gjithë doktorët ishin të dorëzuar. E prura në spital, bëri dy ndë rhyrje brenda 24 orësh. Hemo rragjia nuk po i ndalonte. Në atë moment del doktori më thotë që nuk kemi çfarë bëjmë, duhet ta nxjerrësh jashtë. Kërkova për media. Erdha te Klani dhe lashë një numër telefoni për Arbër Hajdarin. Kërkova Fundjavën Ndryshe, kërkova Arbër Hajdarin. Brenda 24 orësh, Arbri më ka marrë në telefon dhe më thotë ku je. I them jam te spitali. Ka ardh, më ka takuar jashtë dhe ka hyrë brenda ka takuar Elonën. Kur ka dalë nga Elona, fjala e Arbrit ka qenë: Unë do jem me ty, nuk do dorëzohemi.