Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj kanë disa javë që po shijojnë romancën e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Çifti gjithë kohës po qëndrojnë bashkë, ndërsa nga publiku ka filluar të gjykohet ndryshe loja e aktorit, duke i thënë se ai më asgjë s’po bën dhe se vetëm me Trixën po merret.
Por me sa duket dyshja ndonjëherë harron që është në prani të kamerave. Në anën tjetër, një skenë e tillë +18, në ambientet e shtëpisë ndodh kur Beatrixi në një është afër Donaldit, dhe ky i fundit e prek atë.
Ndërkohë një diskutim i ashpër ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes Ilirit dhe Donaldit. ‘’I dole kundër sepse nuk të zgjodhi, ja pra që ajo të zgjodhi dhe ta mbylli gojën’’,- tha Donaldi.
Kaq mjaftoi që Iliri të revoltohej dhe t’i shprehte aktorit se është i vetëdijshëm që po përpiqet të afrojë Monikën në grupin e tij.
‘’Unë e di shumë mirë se çfarë po përpiqesh të bësh. Ke dashur ta afrosh Monikën me lojrat e tua dhe ta bësh pjesë të grupit tënd. Unë kam qenë i pari që kam qeshur me to por qëllimi juaj ka qenë tjetër gjë’’,- tha Iliri.