Shefja e Spitalit Inf ektiv Najada Çomo i bën apel qytetarëve të mbajnë maskën në ambiente të hapura për të ulur përhapjen e koronavirusit.
Në video-mesazhin e shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë, Çomo thotë se duke mbajtur maskën jashtë shtëpisë por edhe duke respektuar distancimin fizik do të ulet mundësia e transmetimit të virusit nga një person në një tjetër. Ajo shprehet se është më mirë të mbash një maskë mbrojtëse sot se sa një maskë oksigjeni që mund të zgjasë nga disa ditë deri në muaj.
“Sigurisht që mbajtja e maskës në ambiente të jashtme ul mundësinë e infeksionit bashkuar me distancimin fizik dhe ul mundësinë e transmetimit të virusit nga një person në një tjetër.
Duke mbajtur maskën ulet numri i personave të infektuar dhe numri i personave të shtruar në spital,. Dua t’iu them një gjë, më mirë të mbash një maskë jashtë se sa të mbash një maskë oksigjeni me ditë dhe me muaj. Prandaj më mirë parandaloni se sa të sëmureni nga inf eksioni Covid”, shprehet Najada Çomo.