Mbrëmjen e djeshme në prime BBVK, Melisa ka rrënqethur me historinë e saj. Ajo ka treguar mes lotësh se është nga cmuar kur ka qenë 5 vjeçe dhe ka shtuar se fatmirësisht nuk është p ë rd hunuar.
E njëjta ngjarje i ka ndodhur dhe disa vite më vonë, duke bërë që ajo të ishte shumë rëndë psikologjikisht. Melisa ka shtuar se ndjente sikur nuk e meritonte të jetonte dhe ka tentuar ta lë ndojë veten.
“Kam shkuar te psikologu, kam marr ilaçe. Si për gjëra shumë të vogla e për gjëra shumë të mëdha, unë ndihesha fajtore. Fillova ta lën doja veten, e shihja që po mbyllesha sa më shumë në vetvete, sa më shumë shihja që njerëzit nuk po më kuptonin aq më shumë u mbyllja në vetvete deri në atë pikë që kam menduar se nuk e meritoj të j etoj. U verbova komplet dhe u mbylla shumë më shumë sa harrova shumë gjëra. Doja të thoja shumë gjëra, po nuk po dija ça të thoja. Më vinte tu rp të thoja që nuk po mbaja mend. Më ishin zhdukur 15 vite të jetës time në memorie. Jam mbyllur në shtëpi dy javë dhe nuk doja t’i thoja askujt, mendoja se mundem vetë, pse të bezdis dikë.