Prej 6 vitesh, Kejsit nuk i pëlqen të shohë veten në pasqyrë. Sepse aty sheh atë që mundohet të fshehë. 12-vjeçarja vuan nga sëmundja e skoliozës, e de formimi i shtyllës kurrizore sa vjen edhe bëhet më i dukshëm.
“Nuk e di se çfarë është, prandaj e quaj gungë. Mërzitem shumë kur njerëzit më shohin në rrugë, unë e di që jam ndryshe,” nis rrëfimin e trishtë Kejsi.
Ndërsa sëmundja është duke u rënduar shumë, shëndeti i Kejsit është në rr ezik. Veç vështirësive të frymëmarrjes, kanë nisur t’i shfaqen shqetësime edhe në kokë. Por, prej problemeve ekonomike, Azizja nuk ka mundur t’i bëj kontrolle mjekësore të së bijës.
Familja Hysenj jeton në këtë shtëpi të vjetëruar në Babrru. Mbahen vetëm me ato pak të ardhura të fiturara nga mbledhja e kanaçeve prej kryefamiljarit, por edhe shëndeti i tij mendor është i rënduar. Ndërsa Azizja e ka ta pamundur të punojë pasi i duhet të kujdeset për fëmijët. Nuk kanë asnjë mbështetje, ndërsa vajza ka nevojë urgjente t’i nënshtrohet një operacioni, i cili mund të kryhet vetëm jashtë vendit.
Teksa sëmundja avancon me ritme të larta, Azizja i trembet të nesërmes. Pasi për vajzën e saj mund të jetë fatale, e cila dëshpërimisht kërkon shpresë te shqiptaret.