Ish konkurrentët e Big Brother VIP ishin të ftuar në Fun Club, duke komentuar lojën e finalistëve dhe ngjarjet që kanë ndodhur brenda shtëpisë së famshme.
Teksa po komentonte rrugëtimin në BB, Monika Lubonja shprehu dashurinë ndaj Arjolës, me të cilën ka pasur një raport të mirë brenda shtëpisë.
“Të dua shumë,” iu drejtua ajo Arjolës. Por ajo që ra në sy ishte reagimi i ftohtë i kësaj të fundit. Nuk dihet nëse ka pasur ndonjë përplasje
pas daljes nga shtëpia e BB por aktoret lanë të nënkuptojnë se marrëdhënia e tyre nuk është si më parë. Dje, Arjola është shfaqur e nervozuar ndërsa nuk kurseu dhe komentet e ashpra ndaj Donaldit.
Mbrëmë në “Fan Club” disa nga ish-banorët kanë dhënë komentet e tyre përse Donaldi duhet të fitojë “Big Brother VIP Albania”.
Ndër ata që folën ka qenë edhe aktorja, Arjola Demiri, e cila u shpreh se Donaldi është shtrydhur më shumë seç duhet për suksesin e vet.
Ajo gjithashtu u shpreh se ai i ka përdorur të gjithë, madje edhe miqtë e tij për famë, pasi sipas saj aktori është i etur për sukses.