Pjesë e rubrikës “Shihemi në G jyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy motra të cilat kanë probleme me pronësinë e shtëpisë që babai i tyre ia ka lënë trashëgimi të dyjave.
Njëra nga motrat e quajtura Yllka është e nerv ozuar që motra e saj e ka thirrur tek “Shihemi në Gjyq” dhe i thotë asaj që po bëhen gazi i botës.
Kimetja: Nuk e kam aspak të lehtë, por më ka detyruar motra dhe rrethanat që kam ardhur këtu.
Yllka: Duhet ta kishim zgjedhur në mënyrë private, unë kam ardhur nga Italia dhe nuk e dija që ti do më sillje tek Zonja Eni të bëheshim gazi i botës.
Eni Çobani: Zonja Yllka nëse ju pretendoni ta zgjidhni privatisht, besoj se duhet ta kishit diskutuar me Kimeten apo jo? Ju e dini problemin dhe nuk ka nevojë të vini epitete “gazi i botës” apo gazi i kujt. Tani trajtoni problemin, ta dëgjojmë se si është dhe nëse ju mendoni që të jepni një zgjidhje do bëni mirë, në të kundërt jeni prap e nderuar dhe e respektuar. Kimetja ka të drejtën e saj.
Kimetja: Para se të vd iste babai më ka dhënë një pjesë të shtëpisë, por u bë 8 vite që atë tapi unë nuk e kam marrë. Unë jetoj vetëm, djali është martuar dhe ka ikur në Itali me bashkëshorten dhe fëmijët dhe jam fare vetëm dhe nuk kam shtëpi.