Vijon në ditën e pesë gr eva e urisë së naftëtarëve të Uzinës së Ballshit. Gazetarja e Abc News Valbona Davidhi përcolli gjatë ditës së sotme zërin dhe kërkesat e tyre që vijojnë të jenë të njëjta.
Ndërsa thonë se po kërkojnë thjesht bukën e fëmijëve, naftëtaret thonë se edhe deputetët që i kanë vizituar, “kanë ardhur për t’u tallur.”
Një nga zonjat madje përmend kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, e cila sipas saj, ishte shprehur se e ka portofolin bosh.
Zonja shprehet:
“Asnjë reagim nuk kemi, as edhe një telefonatë. Edhe deputetet që vinë, vinë për t’u tallur. Vinë për hallin e tyre. Vjen zonja Monika thotë edhe unë e kam portofolin bosh. Me kë tallet ajo? Me punëtorët? Të priste t’i jepnim ne nga 10 lekë? Është t ur p, s’ka më ku të vejë. Tallen me ne. Jemi nëna, jemi familjare. Kemi 5 ditë dergjemi këtu, i kemi lënë njerëzit të sëmurë brenda. Në s’jemi as deputete, as ministre, as ministre e as drejtoresha. Ne jemi punëtore të thjeshta edhe po kërkojmë bukën e fëmijëve.”