Një mot i çmendur ka prekur ditët e fundit Lombardinë, teksa trashësia e borësh shkon në një metër.
Ulja e temperaturave ka ndikuar edhe në rajonin e Pass Stelvios, në kufirin midis Lombardisë dhe Tirolit të Jugut.
Por, mediat italiane raportojnë se kjo gjë është normale në Stelvio. Sigurisht, të shohësh dëborën duke rënë në gusht është ende një pamje interesante.
Në këtë mënyrë proofecia e Ornella Mutti në filmin me Adriano Celentano, ‘Neve in Agosto’ u bë realitet. Ky është një mëngjes gushti në Passo dello Stevio ku borëpastrueset kanë zhbllokuar rrugët nga bora e tepërt e cila ka shkuar deri në trashësinë 1 metër. Sipas ekspertëve, tranzitet e rrymave të Atlantikut mund të jenë shkak për këtë fenomen të pazakontë.
Parashikohet që tmeperaturat së shpejti të rriten dhe në fundjavë t’i kthehet çdo gjë normalitetit.