Viteve të fundit “make up artist” është kthyer në trend. Jemi mësuar të shohim femra dhe më pak meshkuj. Prej dy viteve një i ri 18-vjeçar është make up artisiti i parë në qytetin e Kukësit.
“Duke qenë se jam marr me art ishte e lehtë të dalloja këtë talent. Krejt rastësisht fillova të bëja make up duke qenë se mami ka sallonin dhe unë fillova të bëja tualetet e vajzave që vinin këtu. Më pëlqen dhe e bëj me shumë dëshirë këtë punë”, thotë Beqiri.
Ndër të tjera artisti i ri kuksian shton së “në fillim ka qenë e vështirë pasi është mashkulli i vetëm në Kukës që bën make up artist, por që gradualisht u mësova e tani nuk më bën përshtypje. Ndjej kënaqësi nga ajo që bëj dhe lumturi patjetër pasi tani në sallon më kërkojnë veç mua.”
Pritshmërit e Tomit kanë kaluar kufijtë e qytetit të Kukësit.
“Kam lyer shumë nuk i numëroj dot. Po i kam kaluar kufijtë nga këtu. Kam lyer vajza nga disa qytet të tjera përfshi këtu edhe modele”, thotë ai.