Në dorë kam një librezë. Librezë e veteranit të luf tës antifashiste nacionalçlirimtare në të shkruhet Xhetan Zenel Prenci, datëlindja 1920, vendbanimi Dibër, lindur më 5 prill.
Xhetan Zeneli erdhi në jetë kur Tirana sapo ishte bërë kryeqytet. Sot ai është 100 vjec dhe jeton me familjen e të birit në Peshkopi. Plaku shekullor ka qene babai i 5 fëmijëve, vajza më të madhe është 71 vjeç. Xhetani është bërë disa herë stërgjysh dhe një herë gjyshstërgjysh. Pengu më i madh i jetës së tij ka qenë shkolla nga ku zyrtarët e mbretit zog e kishin dëbuar.
Xhetan Zeneli: Prej 1920 e deri 1935 kam qenë bari tek shtëpi me gja. Kisha qejf të shkoja në shkollë gjatë kohës së Zogut, vajta 15 vjeç shkova në shkollë 2-3 ditë pastaj më përzunë. Kur shkova partizan më erdhi letra i thash një shoku ma lexo, ai nxori abetaren dhe më mësoi lexim këndim.
Pjesëmarrja ne luft ën e dyte botërore është krenaria e jetës se tij. Kur sapo kishte mbushur 20 vjeç u bë partizan ku ka pare t’i vr ite shin shokët e luf tës.
Xhetan Zeneli: Në Dibër të madhe atje më krisi pu shka u vr anë tre shoku të mi, por unë shpë tova.
Në vitin 2002, është më i hidhuri i jetës së tij. Zenel Prenci, djali i Xhentanit në atë kohë punonte si agjent policor pranë Kom isariatit të Peshkopisë, fatkeqësisht ai v rit të në krye të detyrës brenda mureve të komisariatit.
-Gjyshi kush ka qenë dhimbja më e madhe që ke kaluar në jetë?
Xhetan Zeneli: Djali. Kur më është vr arë djali. Dy djem dhe tre vajza kam pas. Edhe sot kur më bie ndërmend djali që më është vr arë më luan mendja, kam qenë duke u çmendur por e mblodha vetën për inat të h asmit. Kjo është dhi mbja më e madhe e trupit tim.