Saimiri dhe Generda janë takuar këtë herë në një qendër estetike, ku veç masazhit nuk kanë munguar puthjet dhe skenat romantike mes tyre.
Generda u shpreh se donte të qartësonte idetë e saj për Saimirin, pasi takimet me vajzat e tjera kanë filluar t’i japin bezdi.
Dyshja e mbyll takimin në dhomën e masazhit, mes puthjesh, përqafimesh e përkëdheljesh.
Saimiri: Generda, ndoshta je çuditur pak me ftesën sot, doja të bënim një takim pak më ndryshe bashkë.
Generda: Edhe unë i kam shumë qejf këto trajtimet, masazhet, shpresoj që ta shijojmë bashkë. Do kisha dëshirë të qartësoja pak idetë e mia sot, sepse ti je një djalë shumë elegant, i respektuar, por nuk kam arritur të kuptoj se ku ka arritur Generda tek Saimiri.
Saimiri: Të them të drejtën edhe unë jam në një pozitë shumë të vështirë, por sot kam ardhur për relaks, të qetësohemi, që të kemi biseda të ëmbla.
Generda: Do relaksohemi pasi të relaksohet edhe mendja. Saimiri: Ta them sinqerisht që më ke munguar!
Generda: Edhe ti më ke munguar shumë, por ti u ke thënë edhe vajzave të tjera që të kanë munguar. Çfarë të ka munguar nga Generda?