Luizi është i paqartë në lidhje me miqësinë që ai ka me Efin sepse nuk ka besim te ajo. Atij i duket i dyshimtë afrimiteti i saj pasi rihyri në “Big Brother VIP”.
Në një bisedë me Kiarën, Luizi është shprehur se nga loja që po bëhet brenda në shtëpi, ai ka kuptuar se Efi është e dashuruar me famën dhe se po përdor atë në mënyrë shumë të ulët.
Në lidhje me këtë ai ka folur dhe me Dean, të cilës i ka thënë se “do i bjerë Efit kur nuk e pret”. Luizi i tha Deas se Efi nuk e ka vërtetë mik atë, pavarësisht se hiqet si e tillë, pasi ata të dy janë njohur brenda në shtëpi dhe se nuk mundesh që me një person të krijosh direkt miqësi vetëm me njohjen që mund të kesh brenda në shtëpi.
Dea i tha Luizit se ajo ka dalë edhe kundër shtëpisë për të mbrojtur atë. Sipas tij, bashkimi me të mund t’i shërbejë për mirë Efit, pasi ajo kërkon të ketë shtëpinë kundër për të forcuar më shumë lojën.
Luizi shtoi se nëse atij do i jepet mundësia për të dërguar tre banorëve në nominim, Efin do e dërgojë në televotim pa e menduar dy herë.