Lajme

(Video) Nuk ka paqe! Shkundet nga tërmeti Serbia, ja sa ballë ka qenë





Një tërmet i fortë prej 3.9 ballë të shkallës Rihter ka go ditur rajonin e Mlladenovcit në Beograd të Serbisë, ka bërë të ditur qendra sizmologjike e Evropës.

Tërmeti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30, rreth 44 kilometra në verilindje të Beogradit.

“Gjithçka shkundej. Shumëkujt i kanë rënë fotografitë dhe sendet nga vitrinat”, ka thënë një qytetar nga Mlladenovci.

Fillimisht ishte dëgjuar një goditje e fuqishme dhe më pas gjithçka kishte filluar të tundet, siç edhe e dëshmojnë pamjet e kamerave të sigurisë.

Më poshtë mund të shihni sesi në momentin kur fillon tërmeti, edhe shtyllat e ndriçimit publik fiken dhe aktivizohen alarmet e veturave.





MË TË LEXUARAT

To Top