Rozë

(Video) Nusja i bënte vetëm vajza, prindërit e saj i thonë shqiptarit: Do ta marrim ne gjej nuse tjetër të bësh djalë





Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare u bënë 3 motra Aga, Vasilika dhe Maria të cilat treguan historinë e prindërve të tyre. Ato janë 9 motra dhe pas tyre erdhi në jetë një djalë.

Image result for ka nje mesazh per ty

Kur lindi vajza e 6 prindërit e nuses shkuan tek shtëpia e dhëndrit i thanë që ne do marrim vajzën tonë dhe do të të gjejmë një nuse tjetër që të lindësh djalë, sepse tradita e veriorëve dikur ishte që duhet lindur patjetër një djalë. Babai i vajzave nuk pranoi dhe i përzeu nga shtëpia sepse ai ishte i lumtur që i kishte vajzat.

Age: Babai jonë është i vuajtur, në moshën 11-vjeçare mbeti jetimi iu vr a babai dhe xhaxhai. Familjen ia internuan në Tepelenë. Ka vuajtur shumë gjatë int ernimit në moshën më të mirë të adoleshencës, e rinisë.

Ardit Gjebrea: Si i thanë babait ato të fisit të mamit?

Aga: Ne kemi vendosur vetë se vajza jonë po të bën vetëm vajza dhe tradita e Mirditës ishte sikur e donim një djalë. I thonë që ne do të të martojmë prapë, do të të gjejmë një nuse dhe vajzën tonë do ta marrim. Nuk ta lemë vajzën tonë e marrim dhe të gjejmë një tjetër që ty të të bëjë një djalë. Babi heshti, nuk fliste fare, i bëri një drekë dhe në fund dhe i tha çohuni dilni përjashta, i përzuri e i tha kjo është gruaja ime dhe këto janë 6 djemtë e mi. Babi na donte shumë dhe për vajzat gëzoheshe shumë.

Ardit Gjebrea: Ndërsa mami e vuante, donte një çun? Age: Mami ishte ajo që e kërkonte më shumë një çun. Erdhën dhe tre motra të tjera pas meje se unë jam e 6-a, këto motrat që kam këtu. Mami nuk dorëzoheshe derisa të lindte një djalë. Mami ishte shumë besimtare në Kishë edhe babi gjithashtu.





MË TË LEXUARAT

To Top