Luizi dhe Olta kanë biseduar së bashku në lavanderi. Olta ka thënë se është prekur nga fjalët që Luizi ka thënë për të në dhomën e rrëfimit dhe jo vetëm.
Teksa ka folur me Luizin, Olta është përlotur. Luizi i ka kërkuar falje dhe është shprehur se ai nuk donte ta bënte të ndihej keq ose ta ulte.
Ai i kërkoi të mos ndihej keq nga fjalët që ata i përdorin në lojë. Luizi shtoi se nuk ndihet mirë dhe nuk ka kënaqësi nëse ajo ose dikush tjetër qan.
Pjesë nga biseda: Olta: Jam lën duar shumë nga fjalët që ke thënë ti mbrëmë edhe në prime edhe në dhomën e rrëfimit.
Luizi: Dëgjo unë nuk është se nuk e besoj se ti nuk je kujdesur sinqerisht për mua, por mënyra sesi e ktheve lojën duke u munduar të sul mosh Kiarën, kjo nuk më pëlqeu. Kur unë jam në atë gjendje nuk kam nevojë për asnjeri.
Olta: po unë jam lën duar vërtet shumë. Nëse kjo do kishte ndodhur në fillim, nuk do isha mërzitur fare, por tani jam e ngarkuar dhe jam më vulnerabël.
Luizi. Nëse t’i je lë nduar për ato që unë thashë, për herë të parë në këtë lojë po të kërkoj falje nëse të kam lënduar dje, por kuptoje që du me lujt. Du t’i shkoj ksaj loje deri në fund dhe po luftoj me mish e me shpirt. Me Oltën jashtë unë nuk kam asgjë. E di se çfarë do të thotë të jesh larg familjes, larg djalit. Mos mendo se unë kënaqem se qan ti. Unë do të them prapë shko qaj në tualet, por nuk kam ndonjë kënaqësi. Jo për ty, por për asnjë. Edhe sikur Qetsori të qajë unë nuk ndihem mirë. Prandaj doja të mbyllej sa më shpejt ajo temë dje, se nuk ndihesha mirë me situatën që u krijua. Nuk është se jam krenar për gjërat që kam bërë, por du me lujt. Kam gabuar dhe do gaboj prapë, por dua të shkoj deri në finale.
Olta: Edhe unë dua të shkoj në finale me ty, me më të fortët, por mos më lë ndo kështu. Unë kam nevojë për ty për të luajtur. Luizi: Në rregull pra nëse je lë nduar të kërkoj falje. Se më bërë të ta them 10 herë tani.