Që publiku është tashmë shumë i apasionuar pas Big Brother VIP kjo dihet. Sidomos me disa lojtarë në veçanti. Videoja më poshtë ka kapur momentin epik të një gjyshe Shqiptare që shikon gjithë pasion momentin e eliminimit dhe kur Arbana thotë emrin e Oltës si të shpëtuar, bën gjestin…
“Ta marrë dreqi se e ke bërë lëmsh shtëpinë”, thotë gjyshja dhe e zhgënjγer hedh lëmshin që ka në dorë, duke shkaktuar të qeshura.
Gjyshja pasqyron shumicën e komenteve që lexohen edhe në rrjetet sociale. Të ishte për publikun do ta kishte nxjerrë Oltën që herët nga BBV.
Olta është një lojtare e fortë por mënyrat e saj në lojë nuk i pëlqejnë aspak shumicës së publikut.
Kur vjen fjala për lojë, Luizi ngelet më i preferuari që prej fillimit të spektaklit. Ai ka bërë për vete shumicën dhe konsiderohet si “luani” prej tyre.