Rozë

(Video) Plas keq në ‘Big Brother’/ Kristi i kthehet Mikelës: Ka mundësi mos më prek aty

Një skenë e fundit në “Big Brother Vip 2 Albania” mes Mikela Pupës dhe Kristi Aliajt, na ka rikujtuar paksa sezonin e parë të reality-show-t.

Mikela dhe Kristi po bënin një improvizim para banorëve, kur në një moment Kristi i kërkon Mikelës të mos e prekës.

“Nuk ka nevojë të më prekësh”– i tha Kristi ish-konkurrentes së “Për’puthen”, e cila e anashkaloi komentin e tij dhe vijoi me improvizimin. Mbetet për tu parë nëse kjo çështje do të diskutohet përsëri, pasi një koment i tillë në sezonin e parë të “Big Brother Vip”, bëri jo pak bujë.

Rikujtojmë se ky rast ndodhi me Arbrin dhe Xheisarën, ku prekjet e shpeshta të saj gjatë komunikimeve kanë nervozuar sportisim. Ai i acaruar i ka kërkuar asaj të ndërpresë këto prekje.

‘’Unë jam i dashuruar dhe jam serioz në atë që ndjej. Unë në formë shoqërore ia kërkova Xheisarës të mos e bëjë më atë veprim. Është mirë që të ndahen gjërat që në fillim’’,- tha asokohe ai.

‘’Unë e kam timen atë formë, e bëj shpesh me njerëzit që rri shumicën e kohës. Nuk të kam prekur me qëllim. Respekti për partneren tregohet në forma të tjera’’,- tha nga ana tjetër këngëtarja.

MË TË LEXUARAT

To Top