Leximi

(Video) Po bëhet shumë i njohur, i moshuari shqiptar që po i bëhen videot virale: Nuk e bëj se dua para





Në mesin e videove të shfaqura në aplikacionin Tik Tok gjejmë një dyshe fantastike të quajtur ‘Bruno dhe gjyshi’. Bëhet fjalë për Bruno dhe Rapi Kuçi që në fakt janë babë e bir, dhe me kërcimet e tyre argëtuese po bëjnë xhiron e rrjetit. Dy pjesëtarët e familjes Kuçi ishin të ftuar në ‘Abc e Pasdites’ nga Ermal Peçi, ku rrëfyen prapaskenat e videove virale, marrëdhënien mes njëri tjetrit e shumë të tjera.

Bruno na zbulon se videot nisën krejt rastësisht në një kremtim familjar, dhe vetëm brenda pak orëve e panë që tashmë ishin bërë të famshëm. “Ka qenë data 3 Janar sa kishin festuar vitin e ri në fshat. Po kërcenim dhe i thamë një familjari të na filmonte. Tani ne boll kemi vuajtur, përse mos të bëjmë qejf?” – tha 26 vjeçari Bruno Kuçi.

Por për Rapin videot në Tik Tok nuk janë rastësore, pasi pasioni ndaj muzikës dhe kërcimit ka lindur që në moshë të vogël. Ai tregon se mundësitë për ta zhvilluar këtë ëndërr ishin minimale në rini, por tashmë po e bën realitet në vitet e tij të arta. Sipas Rapit, ai nuk ka për të pushuar kurrë së kërcyeri, derisa të ketë fuqi.

“Në atë kohë jam marrë më tepër me humorin nëpër estrada. I kam pasur shumë qejf emisionet e tilla por në atë kohë studio nuk kishte.” – tha Rapi. Pyetjeve ng acmuese të Ermalit nuk u shpëtuan as këta të ftuar. Teksa moderatori e pyet Rapin nëse do e linte të birin dhe do vijonte famën vetëm, Rapi u përgjigj se nuk do e bënte kurrë një gjë të tillë.

Ndër të tjera dyshja shpreh se këtij rrugëtimi nuk i kanë hyrë për të mira materiale, duke zbuluar se nuk bëjnë sponsorizime dhe as nuk kanë për të bërë në të ardhmen. “Dashuria nuk blihet me lekë, asnjëherë. Dashuria është dashuri. Ajo është parësorja” – shprehu Rapi Kuçi në përmbyllje të bisedës.





MË TË LEXUARAT

To Top