Lajme

(Video prekëse) Babanë e ka shtruar me Covid-19, shqiptari me lot në sy: Edhe ujin ia sjell vetë, vetëm ai të…

Të gjithë presin me shpresën se familjarët e tyre do ia dalin, do shërohen dhe do lënë ambjentet e spitalit.

Shkon në 212 numri total i rasteve të konfirmuara në Shqipëri, 10 viktima – A2 CNN

Lot, shpresë, ujë e ushqime që sillen çdo ditë nga shtëpia. Kjo është situata përpara spitalit Covid 2, “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, aty ku janë të shtruar pacientët me Covid 19.
Të afërmit, e pacientëve, djemë e vajza, disa me shpresën se do bëhen më mirë prindërit tregojnë për mikrofonin e News 24, bisedat me ta dhe me stafin, por edhe gjendjen e tyre.

Ka edhe nga ata që mes lotësh thonë se të afërmit i kanë të in tubuar.
Dorëzoni ushqime?
Djali: Po ka kërkuar ujë babai dhe rroba e ndërresa

Komunikoni me të?
Djali: Jo, jo më ka folur doktoresha

Ia lejojnë telefonin?
Djali: Jo për momentin

Po pse ja sillni ju, nuk e siguron spitali ujin?
Djali: Nuk ka problem ia sjell, veç dua të bëhet mire.

MË TË LEXUARAT

To Top