E gëzuar që më në fund nuk ndodhet jashtë dhe po merr mjekim, e moshuara Lefteria Qendrothanasi falenderoi gazetarin e Report Tv Limos Didani që përcolli gjendjen ku qëndronte prej kohësh dhe apelin për ndihmë duke sjellë reagimin e shtetit.
“Eja të të puth një cikë që të qau syri për motrën tënde” iu drejtua 80-vjeçarja gazetarit. Report Tv e ndoqi transportin me ambulancë dhe dërgimin në spital të së moshuarës ku tani është nën kujdesin e mjekëve.