Lajme

(Video që ta lumturon shpirtin) Shqiptarët bëjnë mirë për dy vajzat jetime, u blejnë shtëpi dhe vënë në vend amanetin e babait të tyre që nuk jeton më

Pak javë më parë në emisionin “Historia e Fundjavës” u prezantua historia e familjes Gorreja. 2 vite më parë kryefamiljari ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Arbër Hajdari ju prezanton të dashurën - Shqiptarja.com

Ndërsa amaneti i tij i fundit ishte që dy vajzat të kishin një ditë të lumtur dhe një çati të sigurt. Mos plotësimi i këtij amaneti është edhe p engu më i madh i Elsës, pasi është e vetme dhe asnjë mbështetje.

Sapo rasti u bë publik, reagimet nga shqiptarët kanë qenë të shumta, të cilët kanë dhënë mbështetjen e tyre. Ndërsa themeluesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari dha lajmin e mirë, se familja do të ketë një shtëpi të re

“Menjëherë pas transmetimit jam kontaktuar nga një shqiptar i Dibrës së madhe, që jeton në Austri. I cili me dëshirën më të madhe mori përsipër t’i blejë një shtëpi të re familjes Gorreja. Po i njëjti person, në të njëjtën mënyrë, pa e ditur askush veç meje dhe atij, ka ndihmuar shumë familje. Dhe nuk është kompani, është individ, që bën për të gjashtën herë radhazi një familje me shtëpi të re,” u shpreh Hajdari gjatë emisionit “Historia e Fundjavës”.

Banesa ku jetonte Elsa së bashku me dy vajzat ishte në kushte shumë të këqija. Pasi çatia dhe muret rrezikonin të binin në çdo moment. Por, tashmë Gretën, Jonën dhe nënën e tyre, i pret një jetë më e bukur, ndërsa shijojnë shtëpinë e tyre të re.

MË TË LEXUARAT

To Top