Lajme

(Video që ta prek shpirtin) Vini dorën në zemër o shqiptare :9-vjeçarja humbi ditën e parë të shkollës për shkak të varfërisë: Duam bukë!

Një 9-vjeçare nga Xibraka e Elbasanit humbi ditën e parë të shkollës për shkak të var fërisë.

Si të gjithë bashkëmoshatarët, ajo e kishte ëndrruar rikthimin në klasë, por prindërit nuk mundën që t’i blejnë asgjë.

“Më duhen mjetet e shkollës. Nuk m’i plotësojnë dot mami me babin sepse ato nuk kanë para”, shprehet vajza 9 vjeçare, Denisa Shkalla.

Të njëjtin fat e ndau edhe të vëllanë 5 vjeçar që sot duhet të vijonte arsimin parashkollor, i cili madje nuk ka ndjekur as kopshtin.

Pamundësia për të plotësuar kërkesat e fëmijëve e bën edhe nënën të qajë bashkë me ta.

Ajo thonë se ata luftojnë për mbijetesë me vetëm 5 700 lekë ndihmë ekonomike.

Janë 5 persona por jetojnë në një dhomë.

‘Nuk e di si do të bëhet, nuk e di. Akoma nuk ka ardhur ndihma ekonomike, vjen nga data 16, 17. Nga këtu tek shkolla është shumë larg sepse duhet të ikin në këmbë. Pastaj vjen vjeshta, shirat. Është e pamundur”, shprehet e ëma e fëmijëve, Shpresa Shkalla.

 

MË TË LEXUARAT

To Top