Lajme

(Video që ta rrëqeth shpirt) Flet vëllai i shqiptarit që u hodh nga kati i tretë i spitalit: Nuk i bënë as tampon as shërbim, na tha po jap shpirt

U vetëhodh mesditën e djeshme nga Spitali Infektiv, ku ishte shtruar për shkak të infektimit me Covid-19, ndërsa mëngjesin e sotëm humbi jetën.

U hodh dje nga Spitali Infektiv, ndërron jetë 69-vjeçari – A2 CNN

Reshat Grembi, 69-vjeçari nga Fieri nuk mundi ti mbijetonte pl agë ve të marra, pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha për ta mbajtur në jetë.

Por çfarë thonë familjarët e 69-vjeçarit? Në një prononcim për mediat, nipi i vi kti mës rrëfen se nga komunikimi që ka pasur me të bijën 69-vjeçari i ka shprehur se ndodhej në korridor dhe nuk po merrte shërbim.

“Nga ora 2-3 që ka shkuar, deri në 8 e gjysmë, e kanë mbajtur në ambulance me qëllim se nuk kishte vende. Megjtihatë e kanë marrë nga ora 8 e gjysmë dhe e kanë future në korridore. E morën në 8.30. i bie që nga ora 8.30 deri në 15:00 nuk ka marrë asnjë shërbim“.

“Jam këtu i ka thënë të bijës, po jap shpirt nuk e di pse nuk po marr asnjë shërbim. nuk i kanë dhënë shërbim, ka qenë në korridor te Infektivi brenda. Kjo na çudit” Nuk patëm më komunikim. Vetëm djali nga Gjermania ka bërë një telefonatë. Ndihem keq i ka thënë djalit. Po më del shpirti çfarë po bëhet”.

MË TË LEXUARAT

To Top