Vogëlushja 3-vjeçare, Elif Perinçek u shpëtua dje pas rreth 65 orëve e bll okuar nën rrënoja pas tërmetit në Izmir të Turqisë. Ajo u nxorr nga fo rcat e shpëtimit me duartrokitje dhe më pas u dërgua me ambulancë drejt spitalit.
Nëna e vogëlushes kishte mbetur gjithashtu nën rrënoja, por u nxorr një ditë pas tërmetit.
Ditën e sotme është publikuar një video shumë emocionuese që tregon momentin kur Elif takohet me nënën e saj në spital.
“Dashuria ime, mami është këtu pranë teje, e shtrenjta ime, të dua shumë shpirti im”, dëgjohet të thotë nëna e Elifit duke i përkëdhelur dorën të bijës, një moment ky shumë prekës.