Reshjet e borës kanë mbuluar Bosnjen të premten ndërsa qindra emigrantë janë të bl lokuar atje, në pritje të një strehimi, pasi kampi i tyre u do gj më shumë se dy javë më parë.
Një fotograf i AFP tha se temperaturat ishin të acarta dhe bora kishte mbuluar gjithë zonën ku kampi i lipës ndodhej dikur.
Më shumë se 1300 emigrantë, pjesa më e madhe nga Pakistani dhe Afganistani, qëndronin në kampin afër kufirit me Kroacinë, anëtare të BE dhe që u do gj më 23 dhjetor pasi organizata e OKB për emigracionin, IOM u tërhoq që andej. Qindra emigrantë kanë kaluar natën në një pyll të afërt, ndërsa presin strehimin në rreth 20 tenda që janë ngritur nga us htria boshnjake.
“Nuk ka ujë, nuk ka energji elektrike dhe as dushe. Ka rënë borë dhe shi ndërsa njerëzit nuk kanë ilaçe. Ky është një problem i madh. Gjithcka që kemi janë vetëm pak ushqime”.