Sa më i vjeter behet njeriu, aq më te vështirë e ka te ndahet nga njerezit e tij me te dashur.Fëmijët rriten për t’u bërë prindër, blejne shtëpi të re dhe largohen. Distanca mund të rrisë vetminë dhe izolimin, veçanërisht për gjeneratat e vjetra.
Një burrë e ka joshur babanë e tij të vjetër duke e sjelle në një shtëpi te ofruar per shitje, afër shtëpisë së tij në Florida që ai mendon se është ende në shitje.Babai ecën duke komentuar mbi dyshemene e këndshme prej druri, duke parë ne brendesi dhe duke mos e ditur që djali i tij po e filmonte fshehurazi atë nga dhoma tjetër.
Papritur babai vëren një koleksion fotografish të shpërndara në banakun e kuzhinës. “Çfarë është kjo ?!” bërtet ai.
“Këto janë fotografitë tona!”Ai ngadalë del jashtë ne oborr për të kontrolluar, kur një mysafir surprizë del nga banjo dhe në heshtje e ndjek atë.Është nipi i tij, Cole, i cili as nuk jeton në Florida.
“Çfarë mendoni për shtëpinë?” E pyet gjyshin e tij.“Ju djema po me beni me zemer!” Bërtet ai.Por ai ende nuk e kupton surprizen e madhe.“Dëshironi të shihni dhomën time?” e pyet Cole perseri.
Ky eshte momenti kur njeriu prapa kamerës zbulon se çfarë po ndodh vërtet ,dhe shtëpia e re në të cilën ata qëndrojnë tashmë ka një pronar të ri.