Lajme

Video që të rrëqeth shpirtin, shqiptari mezi mban lotët: Humba nënën nga Covid-19, ma thanë mjekët në telefon





Flamur Hajdari lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së infektuar me koronavirus e mori përmes telefonit, larg saj.

“Neve na lajmëroi doktoresha në telefon e na tha që nëna juaj ndërroi jetë. Nuk e pamë më…. Nuk e pamë më…”, tha Hajdari.

Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, 74 vjeçarja prej 10 ditësh ishte shtruar në spitalin covid 1 nga ku nuk u kthye më në shtëpi.

“Sa janë përpjekur aty brenda, këtë nuk e dimë, por kështu na thanë”, tha Hajdari. Për çdo bir, ashtu si edhe për Flamurin, humbja e prindit por sidomos e nënës është e vështirë të pranohet në këto kushte të diktuara nga pandemia e covid-19.

“Më ishte ankuar një herë, kam një ngërc këtu, i kam thënë do ikim bashkë në spital. Nuk ka dashur, nuk kam ndonjë gjë tha. Pe ngu është pse s’e mora me forcë, ndoshta s’ka të bëjë fare”, tha Hajdari.





MË TË LEXUARAT

To Top