Paralajmërimit të pazakontë të kryeministrit Rama në senacën e djeshme parlamentare se vitin tjetër do çojë dy satelitë në orbitë, qytetarët për Fax News shprehen se në një kohë që popullin e ka kapluar varfëria ai del dhe bën deklarata të tilla.
Një pjesë e mirë e tyre ironizojnë me deklaratën që shkaktoi të qeshura dje në sallën e parlamentit, duke thënë se jo vetëm 2 por edhe 10 do cojë, mjafton që pensionet të rrinë 70 mijë lekë të vjetra.
“Të rrisë pagat dhe pensionet, ti lërë satelitët”– u shpreh një qytetar. “Do ngrejë 10, jo një, ne skemi bukë të hamë,ca na duhen këto, 70 mijë lekë marim pension.
Tani që u ngop mirë do bëjë këtë ai“-tha një tjetër.
“Një m*t do ngrejë!”– tha i ac aruar një i moshuar.
Kujtojmë se dje Rama teksa përballej me të qeshurat e opozitës, tha se satelitët do të kontollojë paligjshmëritë në vend, pasi Shqipëria nuk mund të jetë më ”tokë e zanun”, siç u shndërrua gjatë qeverisjes së Sali Berishës.