Lajme

(Video rrëqethëse) Shqiptarë viheni dorën në zemër, kjo grua ka nevojë për ju: Jemi 10 veta në famije, s’kemi bukë dua të jetoj!

Mes sëmundjes së rëndë dhe varfërisë. Ndërsa ditët kalojnë, sëmundja përparon dhe të ardhurat e familjes Deda pakësohen.

Skenarët apokaliptikë të Bankës Botërore: Shqipëria do zhytet në varfëri! -  Bota Sot

Marte Deda është 48 vjeçe dhe prej disa vitesh tashmë ajo është e detyruar të bashkëjetojë me një sëmundje të rëndë që e ka paral izuar.

“Jam e sëmurë jam vizituar gjithandej, ka dy vite që jam me mjekim të rregullt pa ndërprerë”, tha Marta.

Marta tregon se familja e saj përbehet nga 10 anëtarë ndërsa të gjithë janë të papunë dhe marrin vetëm një ndihmë ekonomike dhe kempin e saj i cili nuk mjafton as për ilaçe.

“Mjekimi që marr nuk gjendet në Shqipëri detyrohem ti marr jashtë shtetit, trajtohem me kemp 370 mijë lekë të vjetra, ato që marr nuk mjaftojnë, unë jam me sëmundje kronike dhe detyrohem të shkoj shpesh në spital”, tha ajo.

Të 10 anëtarët e kësaj familje jetojnë në një shtëpi me mure të plasaritura dhe një çati të vjetër që në kohë me shi i gjithi hyn brenda.

“Shtëpinë e kam në gjendje shumë të keqe, ka lagështirë ra tërmeti, plasaritjet e para filluan që në shtator, ato u zmadhuan shumë me tërmetin e 26 nëntorit. nuk ka asnjë të më shohë në çfarë gjendje jetoj. Kur vjen vjeshta nuk ma bën zemra të jetoj në këtë shtëpi nga gjendja ime shëndetësore’, thotë ajo me lot në sy.

MË TË LEXUARAT

To Top