Rozë

(Video) Sabiani iku e ish i dashuri i saj është në shtëpi, Keisi largohet nga Kristi

Edhe pse pritej që pas daljes së Sabianit, Kristi dhe Keisi të ishin më të afruar, në fakt ndodhi e kundërta.Duket se dalja e Sabianit, shkaktoi një “krisje” në marrëdhënien e tyre, të paktën kështu e sheh Kristi. Duke folur me Deamishel, Keisi tha se Kristi mendon që marrëdhënia e tyre është ftohur, pasi Sabiani ka ndikuar te emocionet e saj.

Kjo e fundit u shpreh se një gjë e tillë nuk është fare e vërtetë dhe shtoi se në marrëdhënia në çift, kalon në disa faza dhe se kjo gjë po ndodh mes tyre tani. Ajo u shpreh se ndonjëherë Kristi bën disa gjeste përpara të tjerëve që asaj nuk i pëlqejnë dhe prandaj i tërheq vëmendjen, por kjo nuk do të thotë se në marrëdhënien e tyre ka ndodhur diçka.

Lorenc Hasrama është banori më i ri i BBv. Me të hyrë në shtëpi jashtë filloi zhurma, pasi ishte ish banori i BB, Anaid Kaloti i cili zbuloi se Lorenci është ish i dashuri i Keisit. Fakti që gjatë hyrjes së konkurrentëve të rinj, kamera fokusoi në një moment Sabianin dhe Keisin shtoi këto dyshime.Në lidhje me këtë çështje së fundmi ka reaguar Sabiani.

“O media k…, që e keni shpirtin më të zi se qymyri. Na i bëtë miqtë dhe shokët dashnorë. E nxirrni besëpremë atë djalin se kemi miqësi të përbashkët,”-shkruan këngëtari në një postim në Instastory. Sabiani ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj mediave, por harron që është fjala e tij kundër personave që i njohin ato nga afër në jetën e tyre dhe shprehen të bindur që ky është një pretendim i saktë. Shiko videon:

MË TË LEXUARAT

To Top