Rozë

(Video) Sherri mes tyre/ Kiara i kthehet Luizit: Lojëra të tilla mos më bëj mua

Mbrëmjen e djeshme pati prapë një tjetër përplasje mes Kiarës dhe Luizit. Moderatorja u acarua shumë nga plani që Luizi kishte thurur me Jorin, për ta bërë atë xheloze. Kur të dy u shtrinë të flinin gjumë, Kiara i kërkoi Luizit që lojëra të tilla mos të bëjë më me të, sepse ndihet keq.

Ajo gjithashtu u shpreh se i erdhi keq kur pa se si banorët qeshnin përpara fytyrës së saj, kur ai “ngacmohej” me Jorin.

Kiara shtoi se është tip shumë sportiv dhe se shakatë nuk i mer ndonjëherë seriozisht, por sipas saj, kjo ishte e tepërt, pasi shërben si “material” për njerëzit.

Në këtë pikë Luizi mbylli diskutimin duke i kërkuar falje.

MË TË LEXUARAT

To Top