Lajme

(Video) Shfaqet Mihali i t merrshëm dhe qan si fëmijë: Unë i dua gjithë njerëzit njësoj, po atyre që u thashë pis dhe qen më thanë do të marrim jetën…

Videoja ku Mihal Kokëdhima, pronar i restorantit ‘Panorma’ në Porto Palermo, hipte sipër një makine me turistë spanjollë dhe i dh unonte, tron diti opinionin publik vitin e kaluar.

Por në gusht të këtij viti Kokëdhima u rikthye sërish në vëmendje pasi është filmuar duke u bërtitur disa pushuesve që kishin kaluar një gardh në breg të detit në një pronë të zaptuar nga ai.

Mënyra si ai iu flet këtyre personave është me f yerje dhe sh arje nga më të ndryshmet. “Ik nga prona ime gjej rrugën nga të duash, ik ore pis o lango, ore qen hajde këtu po ta mbajti si mund të hipësh mbi gardh unë e kam rrethuar”, dëgjohet duke thënë në video Kokëdhima.

Lidhur me këtë ngjarje, Kokëdhima ka folur në intervistën ekskluzive për “Shqipëria Live” ku u shpreh se “këto janë gjëra kaq të ulëta, janë idiotizma, poshtërsia”.

Po të më thoshte më fal do të ngrija duart, por ata shanë. Edhe á rmët më kanë nxjerrë, më kanë thënë se do të vr asim. I dua të gjithë, i dua njerëzit”, tha ai me lot në sy.

MË TË LEXUARAT

To Top